Më 02.10.2025, rreth orës 20:00, në rrugën rajonale Pirok–Tetovë, në fshatin Reçicë e Vogël, një automjet “BMW” me targa kombëtare të Kosovës, i drejtuar nga A.S. (22) nga Kosova, ka goditur një punonjës policie, S.A. (26) nga fshati Shipkovicë e Tetovës.

Polici po kryente sigurimin e vendit të një aksidenti tjetër rrugor, i cili kishte ndodhur më parë, kur u godit nga automjeti. Si pasojë, punonjësi i policisë ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

Me urdhër të Prokurorit Publik, një ekip i SPB Tetovë ka kryer këqyrjen në vendngjarje për dokumentimin e rastit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume