SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër J.A. (29) nga Velesi, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale të “prodhimit të paautorizuar dhe lëshimit në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Më 04.04.2025, nëpunësit policorë e vërejtën të denoncuarin duke i shitur marihuanë një personi tjetër. Gjatë kontrollit u gjetën paratë tek i dyshuari dhe një pako me marihuanë tek blerësi.

Më pas, policia krye bastisjen në shtëpinë e tij, ku u sekuestruan paratë, marihuana dhe sende me mbetje kokaine.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj të denoncuarit do të vijojë kallëzim penal përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume