Më 02/03.10.2025, në zonën e fshatit Misleshevë të Strugës, nëpunës policorë nga NJPB Strugë arrestuan N.T. (37) dhe K.Gj. (31), si dhe një 15-vjeçar, të gjithë nga fshati Misleshevë.

Ata u kapën në një rrugë lokale midis fshatrave Trebenishtë dhe Misleshevë, gjatë transportit të paligjshëm të druve për ngrohje me një automjet “Mitsubishi” pa targa, të drejtuar nga N.T..

Kur u vërejtën nga policia, drejtuesi i automjetit përpiqej të ikte, por automjeti u ndalua shpejt dhe të tre të dyshuarit u kapën.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, NJPB Strugë do të parashtrojë kallëzime përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume