Fatmir Limani, kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Kërçovës, gjatë një fjalimi deklaroi se vetëm ai do ta ndërtojë spitalin e Kërçovës. Mirëpo, në momentin kur përmendi bashkëpunimin me VMRO-në, zëri i videos u ndërpre.

“As Titoja, nuk e bëri as Gligorovi, Cërvenkovski, Zaevi e as Kovaçevski. Unë, bashkë me ju dhe bashkë me V…” – dëgjohet të thotë Limani, përpara se videoja të ndërpritet.

Nga ana tjetër, marrëdhëniet mes Fatmir Limanit dhe Bilall Kasamit nuk janë të mira, për shkak të një përplasjeje të ndodhur më herët në lidhje me kandidatin e pavarur për Strugën./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com