Bajram Rexhepi, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, ka shpallur një nga prioritetet e tij kryesore për mandatin e ardhshëm: rikualifikimin e të gjitha hapësirave publike në qytet dhe shndërrimin e tyre në parqe funksionale, të gjelbërta dhe me dinjitet.

“Do t’i rregullojmë dhe do t’i shndërrojmë në parqe të gjitha hapësirat publike të qytetit,” deklaroi Rexhepi, duke theksuar rëndësinë e hapësirave të shëndetshme për qytetarët, në një qytet që po vuan nga mungesa e planifikimit urban.

Ai veçoi si problem të theksuar gjendjen e zonave përreth varrezave, të cilat sipas tij, janë lënë pas dore për vite me radhë.

“Vendet përreth varrezave duhet të jenë të pastra, të sistemuara dhe të reflektojnë dinjitet e respekt – për të ndjerët dhe për gjithë qytetin,” tha Rexhepi, duke shtuar se kjo nuk është vetëm çështje estetike, por edhe kulturore dhe shpirtërore.

Me moton #BashkëPërTetovën, Rexhepi kërkon përkrahjen e qytetarëve për të ndërtuar një Tetovë më të pastër, më të gjelbër dhe më të kujdesshme ndaj çdo cepi të saj./TS

 

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com