ndidati për Komunën e Sarajit nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Blerand Ramadani, prezantoi sot projektet kryesore që synojnë zhvillimin e vendbanimit Matkë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët.
Ramadani theksoi se ndërtimi i një shkolle të re në Matkë është një nga prioritetet kryesore, një projekt që vjen si amanet i fëmijëve dhe familjeve të këtij vendbanimi. Sipas tij, kjo shkollë do të sigurojë kushte adekuate për arsimim cilësor dhe do të jetë themeli i një të ardhme më të mirë për brezat e rinj, njofton TS.
Një tjetër projekt kyç është regullimi dhe asfaltimi i rrugës kryesore që fillon nga hyrja e fshatit dhe vazhdon deri te shkolla fillore në Matkë. Faza e dytë e këtij projekti do të përfshijë segmentin nga prej te xhamia deri te vikend-shtëpizat, një zonë me potencial të madh për zhvillimin e turizmit malor.
“Matka ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe ne do të punojmë fuqishëm për ta zhvilluar këtë vendbanim, për të siguruar kushte më të mira për banorët dhe për të nxitur turizmin që do të sjellë prosperitet”, tha Blerand Ramadani.
Me këto projekte konkrete, Aleanca Kombëtare për Integrim synon të sjellë ndryshime të prekshme dhe të qëndrueshme në Komunën e Sarajit, duke i dhënë zë dhe vëmendje të veçantë vendbanimeve si Matka./TS