Gazetari i TetovaSot, Nevrij Ademi, ngriti një pyetje që po trazon opinionin publik në Tetovë. Ai kërkoi sqarime nga kryetari aktual i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili garon për një mandat të dytë, lidhur me kompanitë e ndërtimit në kompleksin “Teteks”, të cilat sipas burimeve të portalit , nuk po paguajnë taksa komunale në arkën e Komunës, por drejtpërdrejt kompanisë Teteks informon Tetovasot.

Gazetari nuk u ndal me kaq, duke pyetur nëse është e vërtetë që vetë kryetari Kasami ka parcela ndërtimore në këtë kompleks, një çështje që ka ngjallur dyshime për konflikt interesi.

Kasami reagoi menjëherë, duke hedhur poshtë akuzat si të pavërteta.

“Të gjitha pagesat janë evidentuar dhe janë bërë nga Teteksi në transaksione zyrtare për taksat komunale,” deklaroi ai percjelle Tetovasot.

Kreu i komunës shtoi se në bazë të ligjit, askush nuk mund të nisë ndërtimin pa marrë leje dhe pa kryer paraprakisht pagesën e taksës së ndërtimit, duke nënvizuar se “çdo proces është i dokumentuar dhe i kontrollueshëm”.

Megjithatë, pyetjet e ngritura nga TetovaSot mbeten të hapura: nëse kompanitë ndërtuese nuk derdhin taksat në buxhetin komunal, ku përfundojnë këto mjete? Dhe, a ekziston vërtet ndonjë lidhje e drejtpërdrejtë mes pronave në “Teteks” dhe funksionarëve të lartë të Komunës?TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com