Bajram Rexhepi, rruga për në Gjermë e mjerueshme dhe e shkatërruar: Ndërtimi i rrugëve s’do jetë më premtim, por prioritet! (VIDEO) (VIDEO)

Rruga që të çon drejt fshatit malor Gjermë, si shumë rrugë të tjera të malësisë së Tetovës, është në gjendje të mjerueshme – e shkatërruar, e pashtruar dhe pa asnjë investim konkret gjatë katër viteve të fundit.
Bajram Rexhepi, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Tetovës, ka ngritur zërin për këtë neglizhencë të vazhdueshme ndaj zonave rurale, duke theksuar se programi i tij synon një zhvillim të balancuar infrastrukturor, si në qytet, ashtu edhe në fshat.
“Rrugët malore nuk janë vetëm akses për banorët, por janë një derë e hapur për zhvillimin e turizmit malor dhe për një ndikim real në ekonominë lokale. Është koha që të gjitha fshatrat, përfshirë Gjermën, të trajtohen me dinjitet dhe të përfitojnë nga buxheti i komunës”, thekson Rexhepi.
Ai premton se me ardhjen në krye të komunës, prioritet do t’i jepet ndërtimit dhe rehabilitimit të rrugëve rurale, duke u dhënë fund diskriminimit të zonave malore në investime publike./TS