Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, i cili gëzon përkrahjen e koalicionit VLEN dhe VMRO-së, po përballet me akuza për keqpërdorim të objekteve fetare për qëllime politike.
Në adresë të portalit TS jkanë arritur disa pamje nga xhamia e fshatit Zagreçan, ku në dritaret e Xhamisë shihen të vendosura postera dhe materiale promovuese me fytyrën dhe mesazhet zgjedhore të Mendi Qyrës.
Ky veprim ka ngjallur reagime të forta në opinion, me shumë qytetarë që e kanë konsideruar si një shkelje të rregullave të bashkëjetesës fetare dhe politike, duke ngritur pyetjen e drejtë: Kush po e keqpërdor fenë për vota?
Ndërkohë sot Bilall Kasami po edhe Izet Mexhiti thekësuan se BFI-ja të mbajë largë duartë nga fushata politike.
Deri tani, as Mendi Qyra dhe as përfaqësues të VLEN-it nuk kanë komentuar publikisht mbi rastin. Por nuk ka as reagim nga Myftina e Strugës për këtë ngjarje.
Ndryshe zgjedhjet do të mbahen me 19 tetor dhe në Strugë kemi 9 kanidat mes tyre tre janë shqiptar, Mendi Qyra i pavarur me mbështetje të VLEN dhe VMRO-së, Arsim Dalipi nga AKI dhe Besnik Asani i pavarur./TS/