Kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës nga AKI, Emir Sulejmani, ka vizituar sot dy fshatra me njerëz punëtorë dhe krenarë, por që ndihen të harruar nga pushteti – Leshnicën e Poshtme dhe Leshnicën e Epërme.

Gjatë takimit me banorët, Sulejmani dëgjoi hallet dhe mungesat që prekin komunitetin, ndërsa ndau me ta besimin se ndryshimi i vërtetë është afër.

“Zhelina po zgjohet, fshat pas fshati, njeri pas tjetri. Bashkë do ta kthejmë dinjitetin dhe zhvillimin në çdo cep të komunës,” theksoi Sulejmani, duke bërë thirrje për përkushtim dhe bashkëpunim për një të ardhme më të mirë për zonën./TS

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume