Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes Evropës dhe Kinës kanë marrë përmasa strategjike gjatë viteve të fundit. Kina është partneri i dytë më i madh tregtar i Bashkimit Evropian, pas SHBA-ve.

Ndërsa Bashkimi Evropian është partneri më i madh tregtar i Kinës. Tregtia totale BE–Kinë në vitin 2024 e ka kaluar shifrën e 730 miliardë eurove. Importet nga Kina kanë arritur në rreth 510 miliardë euro, ndërsa eksportet e BE-së drejt Kinës kanë qenë rreth 220 miliardë euro. Deficiti tregtar i BE-së me Kinën ishte vjet mbi 290 miliardë euro, duke e bërë atë partnerin me diferencën më të lartë tregtare për BE-në.

Ekspertët shqiptarë të ekonomisë, Prof.Dr Petraq Milo, profesor ne Departamentin e Finances, Fakulteti i Ekonomise, Universiteti i Tiranes, Prof.Dr Selami Xhepa President i Universitetit Evropian te Tiranes(UET), Prof.As.Dr. Klodian Muço ZvDekan, Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale, Universiteti Zoja e Keshillit te Mire dhe eksperti Eduard Gjokutaj në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) komentuan bashkëpunimin Evropë-Kinë në situatën aktuale globale.

Ata nënvizuan ndër të tjera se rritja e ndërvarësisë ekonomike mes Evropës dhe Kinës ka ndodhur paralelisht me sfidat e reja gjeopolitike, me ndryshimet në zinxhirët e furnizimit global dhe me përpjekjet e Bashkimit Evropian, për të ruajtur konkurrencën dhe sigurinë e tij ekonomike.

Eksportet evropiane drejt Kinës përfshijnë kryesisht automjete, produkte luksi, farmaceutikë, teknologji industriale dhe shërbime. Investimet evropiane në Kinë janë fokusuar në sektorë si automobilistikë, kimikate, shërbime financiare dhe teknologji të gjelbër.

Ekspertët theksuan gjithashtu se : Investimet kineze në Evropë kanë kaluar nga blerjet e kompanive strategjike të viteve 2000-2015, drejt investimeve më selektive vitet e fundit, si dhe drejt partneriteteve në fusha inovative, si energjia e rinovueshme, telekomunikacioni dhe logjistika.

Nisma kineze “Një Brez, një Rrugë” (BRI) ka forcuar lidhjet infrastrukturore mes Evropës dhe Kinës , duke përfshirë rrugët hekurudhore që lidhin qytetet kryesore kineze me portet dhe qendrat industriale në Evropë. Transporti hekurudhor Kinë–Evropë ka njohur rritje të fortë, duke ofruar një alternativë më të shpejtë ndaj transportit detar.

Kompanitë evropiane kanë hyrë në partneritete kërkimore me kompanitë kineze shtetërore dhe private, në fusha si inteligjenca artificiale, automjetet elektrike dhe standardet e prodhimit të gjelbër. Megjithatë, bashkëpunimi teknologjik po njeh barriera nga BE, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë kibernetike dhe ruajtjen e teknologjive kritike.

Prof. Dr. Petraq MILO u shpreh se :Unë faktikisht jam për globalizëm, pavarësisht nga të metat apo përfitimet që mund të ketë globalizmi. Gjykjoj se kjo është çështje që nuk mund të ndalet.

Gjykjoj që në këtë epokë që po kalojmë, nuk është çështja tek globalizmi në vetvete, por tek faktorët e tjerë gjeopolitikë. Këtu kam parasysh takimin e gjatë të fundit të Presidentit amerikan Trump me Presidentin kinez Xi Jinping, përmes telefonit.

Pavarësisht nga lufta e shpallur e egër tregtare midis dy palëve, takimi ishte produktiv, sipas cilësimeve nga pala amerikane. Ndërsa pala kineze u shpreh se takimi ishte pragmatist, pozitiv dhe konstruktiv.

“Mendoj që Evropa dhe Kina, përtej diferencave që kanë në qasjen e tyre të filozofisë ekonomike, duhet të bashkëpunojnë më fort – nënvizoi Prof.Dr . Selami Xhepa

Shpesh herë është treguar që të dyja palët kanë pasur konflikte të mëdha. Ne e dimë që kur qeveritë evropiane i vendosën 45 përqind taksë për makinat elektrike kineze, atëherë Kina hapi një proces për antidumpingun. Për pasojë, vendosi taksa më të larta për eksportet e prodhimeve bujqësore evropiane, mishin e derrit, mishin e viçit, e me radhë. Këto janë eksporte të rëndësishme për shumë shtete evropiane

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com