Një reagim i ashpër ka ardhur nga “Më mirë për Tetovën” kundër praktikave të dyshimta që po ndodhin në Komunën e Tetovës lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit dhe kushtëzimin e investitorëve.

Sipas reagimit, banorët dhe investitorët po përballen me pengesa dhe presione të hapura nga ana e komunës, duke u kushtëzuar që projektet dhe ndërtimet t’i realizojnë përmes kompanive të afërta me udhëheqësinë lokale.

“STOP reketit me ‘donacione’! Nuk mund të pranohet që dhënia e një leje ndërtimi të varet nga afërsia me pushtetin apo nga detyrimi për të bërë donacione të detyruara.”

“Më mirë për Tetovën” denoncon atë që e quan “një traditë të re korruptive” që po merr formë të sistemuar dhe që pengon zhvillimin normal urban dhe ekonomik të qytetit.

“Kundërshtojmë hapur këtë praktikë të paligjshme dhe të padrejtë që po e dëmton Tetovën. Është koha për një administratë që shërben, jo që shfrytëzon!”, thuhet në reagim.

Ky mesazh vjen në kuadër të rritjes së zërave kritikë ndaj mënyrës së funksionimit të pushtetit lokal dhe mungesës së transparencës në proceset vendimmarrëse dhe administrative./TS

 

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com