Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, shprehu tronditjen dhe shqetësimin e tij të thellë pas sulmit të armatosur ndaj doktor Zekirija Shahinit, bartës i listës për këshilltarë në Komunën e Likovës nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI).
Në një reagim, Ademi theksoi se ky akt dhune është i papranueshëm dhe kërkoi nga organet kompetente që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe të nxjerrin para drejtësisë autorët.
“Në këto momente të ndjeshme për vendin, bëjmë apel për qetësi, maturi dhe përmbajtje,” tha deputeti.
Ai përfundoi me një lutje për shërim sa më të shpejtë të Dr. Shahinit, duke shprehur solidaritet me të dhe familjen e tij./TS
Mgid