Mbrëmjen e sotme në Vrapçisht po mbahet një tubim elektoral madhështor në mbështetje të kandidaturës së Isen Shabanit për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, njofton TS.

Sonte shumë qytetarë nga komuna dhe rrethina janë mbledhur në këtë ngjarje, duke i dhënë atmosferës një frymë entuziazmi dhe mbështetje të fortë për kandidatin. Tubimi po zhvillohet në një klimë pozitive dhe me pjesëmarrje të gjallë të banorëve të zonës.

Gjatë fjalimit të tij, Ali Ahmeti theksoi në Vrapçisht, Isen Shabani fiton me nokaut — ata të tjerët i kanë hedhur peshqirët.

“Si duket, doktor do jesish pa punë, se këtu trajnerët e kanë hedhur peshkirët e bardhë dhe duel nuk do ketë. Kështu që Iseni do ta fitojë duelin pa ndonjë përpjekje me kundërkandidatin – se atë e kishim pru prej larg, e kishim pru.”, theksoi Ali Ahmeti

Fjalët e Ahmetit u pritën me të qeshura dhe duartrokitje nga të pranishmit, duke reflektuar bindjen e përkrahësve se Isen Shabani është favorit për të fituar garën për kreun e komunës./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com