Ali Ahmeti: Lajme të jashtezakonshme nga Shtëpia e Bardhë për paqen në Lindjen e Mesme, por me rëndësi për tërë botën

Tetovë, 9 Tetor 2025 – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka reaguar me një mesazh të fuqishëm pas lajmit të jashtëzakonshëm nga Shtëpia e Bardhë lidhur me arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës në Gaza informon Tetovasot.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka përshëndetur përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe angazhimin personal të Presidentit Donald Trump për arritjen e paqes ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, duke e cilësuar këtë si një hap me rëndësi globale.
“Përfundimi i luftës në Gaza dhe i vuajtjeve të mëdha të njerëzve të pafajshëm është ndër prioritetet më të mëdha për gjithë botën. Përshëndes angazhimin e madh dhe të sinqertë të Presidentit Amerikan Tramp për paqe dhe uroj realizim të përpiktë të marrëveshjes nga ana e palëve izraelite dhe palestineze,” – ka deklaruar Ahmeti.
Lideri shqiptar shprehu gjithashtu shpresën që kjo marrëveshje të mbështetet edhe nga vendet tjera të rajonit dhe botës, për të arritur një paqe të qëndrueshme që i jep fund vuajtjeve të popullsisë civile.
“Zoti i bekoftë paqebërësit!” – përmbylli mesazhin e tij Ahmeti.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur komuniteti ndërkombëtar po ndjek nga afër zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke e parë marrëveshjen e fundit si një mundësi reale për një epokë të re paqeje në rajon.TS
Postimi i plotë i Ali Ahmetit:
Lajme të jashtezakonshme nga Shtëpia e Bardhë për paqen në Lindjen e Mesme, por me rëndësi për tërë botën.
Përfundimi i luftës në Gaza dhe i vuajtjeve të mëdha të njerëzve të pafajshëm është ndër prioritetet më të mëdha për gjithë botën.
Përshëndes angazhimin e madh dhe të sinqertë të Presidentit Amerikan Tramp për paqe dhe uroj realizim të përpiktë të marrëveshjes nga ana e palëve izraelite dhe palestineze si dhe shpresoj në mbështetje edhe të vendeve tjera për të arritur paqe të qëndrueshme që të përfundojnë vuajtjet e popullatës së pafajshme.
Zoti i bekoftë paqebërësit!