SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj T.A. (22) nga Kërçova, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Sipas raportit të policisë, më 05.04.2025, në unazën e Shkupit, tek nyja “Vollkovë”, zyrtarët policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit dhe gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të denoncuarit do të ndiqet procedurë penale.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume