Drejtues të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit morën pjesë në Konferencën e
Parë Shkencore Ndërkombëtare, të organizuar nga Fakulteti Teknologjik-Teknik në Veles, njësi e
Universitetit “Shën Kliment Ohridski” – Manastir.
Në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i
UT-së, u përfaqësua nga dekani Prof. Dr. Gafur Xhabiri, prodekani për arsim Prof. Dr. Xhezair
Idrizi, shefi i programit studimor Prof. Dr. Namik Durmishi, shefi i laboratorit Prof. Dr. Ismail
Ferati, si dhe asistentët Mr. Sc. Hava Miftari, Mr. Sc. Valbona Mazllami dhe Mr. Sc. Durim Alija.
Konferenca u mbajt më 3 tetor 2025 në qytetin e Velesit dhe mblodhi mbi 100 shkencëtarë dhe
ekspertë nga 11 vende të ndryshme, të cilët prezantuan punimet e tyre në fushat e shkencave
ushqimore, nutricionizmit, teknologjive inovative dhe qëndrueshmërisë. Ngjarja kishte për qëllim
shkëmbimin e njohurive dhe përvojave profesionale me synim zhvillimin e një sistemi ushqimor të
sigurt, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.
Pjesëmarrja e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në këtë konferencë
ndërkombëtare nënvizon përkushtimin e këtij fakulteti dhe të Universitetit të Tetovës në tërësi për
avancimin e kërkimeve shkencore, ndërkombëtarizimin e studimeve dhe forcimin e
bashkëpunimeve ndëruniversitare në fushën e ushqimit dhe të nutricionizmit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com