Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, thekson se Çarshia e Çairit është aseti më i madh kulturor, ekonomik dhe shpirtëror i komunës por sot ndodhet në një gjendje të mjerueshme informon Tetovasot.

“Çarshia është zemra jonë, pasuria jonë. Duhet të krenohemi me të, sepse shumë qytete të mëdha do të donin ta kishin një si e jona. Fatkeqësisht, ajo nuk është në gjendjen që meriton. Nuk ka plan të detajuar urbanistik dhe ka humbur autenticitetin historik”, deklaron Osmani.

Ai shton se në rrugët e Çarshisë njerëzit shpesh rrezohen, qentë endacakë lëvizin lirshëm, dhe çadrat e tregtarëve janë zbehur nga dielli. “Aty ku duhet të shohim historinë e gjallë, kemi lënë pas dore trashëgiminë tonë. Vizioni ynë është të restaurojmë një Çarshi të gjallë, që bashkon të kaluarën me modernen,” thekson kandidati i AKI-së.

Osmani njofton se në këtë hapësirë do të krijohet edhe një institucion për bashkëqeverisje, që do të jetë ura midis qytetarëve dhe komunës aty ku do të merret çdo vendim për të ardhmen e Çairit.

“Ne do t’ia kthejmë Çarshisë karakterin e saj historik. Mjafton të shohim fotografitë e vjetra për të kuptuar se çfarë simboli kemi humbur dhe çfarë duhet të rikthejmë bashkë,” përfundon Osmani.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com