Marrëveshja me Saubermacher është shembulli tipik se si partitë politike po e dëmtojnë qytetarin.

Këshilltarët partiakë, nuk janë në gjendje t’i dalin zot shtëpisë së tyre, dhe aq më pak të mbrojnë as interesin e qytetarëve që ua kanë dhënë votën.

Ata votojnë marrëveshje që mbrojnë interesat e bizneseve private, duke dëmtuar drejtpërdrejt xhepin e çdo tetovari.

Saubermacher po kthehet në një “EVN të re” për Tetovarët.

Qytetarët paguajnë, por ndodh që edhe nuk marrin shërbimin që u takon.

Faturat nuk dorëzohen në shtëpi.

Në vend të shërbimit, vijnë kërcënimet — me përmbarues, me lëndë gjyqësore, me shantazhe për qytetarët.

Jemi thellësisht të shqetësuar nga informacionet se rreth 10 000 lëndë janë gati për t’u aktivizuar nga përmbaruesit, sapo të kalojnë zgjedhjet.

Ne, si lista Më mirë për Tetovën, nuk pajtohemi me këtë.

Këshilltarët tone nuk do ta lejojnë këtë abuzim që po u bëhet tetovarëve nga Saubermacher, me ndihmën e udhëheqësisë komunale.

Do të propozojmë ndryshimin e çmimores, në mënyrë që ajo të përputhet me standardin e qytetarëve dhe me cilësinë e shërbimeve që ata marrin.

Gjithashtu, ne propozojmë që partitë politike të zotohen se:
— brenda gjashtë muajve të gjendet një zgjidhje e drejtë, pagesë me këste, që mbron qytetarin dhe jo Saubermacherin.

Për ne interesi i qytetarit është mbi çdo interes politik.

Dilni dhe Votoni 144, Listen e pavarur të këshilltarëve që të luftojmë zhvatjen që na bëhet nga Saubermacher.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com