Kërçovë, Fatmir Dehari takohet me Shkodran Alilin rastësisht në aktivitet, shtrijnë dorën njëri-tjetrit (VIDEO)

Gjatë aktiviteteve të ditës në qytetin e Kërçovës, tre kandidatët për kryetar komune – Fatmir Dehari, Aleksandar Jovanoski dhe Shkodran Alili – u takuan ballë për ballë në qendër të qytetit, ku shkëmbuan përshëndetje miqësore dhe respekt të ndërsjellë.
Ky moment u vlerësua si një shembull i lartë i demokracisë dhe kulturës politike në Kërçovë, ku përkundër garës zgjedhore, kandidatët treguan se respekti dhe komunikimi civil janë vlerat që bashkojnë qytetin.
Kjo pamje e rrallë nga Kërçova është mesazh i qartë se politika mund të bëhet me respekt, me qëllim të përbashkët – zhvillimin dhe të ardhmen më të mirë të qytetit dhe qytetarëve të saj.
Mgid