Gjenerata U15 e KF Shkëndijës, nën drejtimin e trajnerit Ibraim Luma, është ndarë me barazim në përballjen kundër skuadrës së Rabotniçkit, të zhvilluar në Tetovë – raporton Tetovasot.

Ndeshja ishte e fortë dhe me ritëm të lartë, ku të dyja skuadrat shfaqën cilësi të mira teknike dhe organizative. Përballjen e ndoqi edhe seleksionuesi i përfaqësueses U15 të Maqedonisë së Veriut, Goran Stankovski, i cili vlerësoi angazhimin e të rinjve në fushë.

Edhe pse të dyja ekipet patën raste të mira për gol, Shkëndija u tregua më e konsoliduar si skuadër, ndërsa Rabotniçki këtë sezon ka bërë disa përforcime të rëndësishme me lojtarë të rinj nga ekipe të tjera.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e djemve. Ishte një ndeshje e fortë ndaj një kundërshtari cilësor si Rabotniçki, por ekipi ynë tregoi karakter, disiplinë dhe dëshirë për të fituar. Pati momente shumë të mira në lojë, sidomos në pjesën e dytë, ku krijuam disa raste të pastra për gol.

Rezultati është i pranueshëm, por më e rëndësishme është që lojtarët po rriten dhe po e kuptojnë filozofinë tonë të futbollit. Synimi ynë është zhvillimi i tyre i vazhdueshëm dhe përgatitja për nivelet më të larta.” tha treneri Ibraim Luma.
Kujtojmë se në sezonin e kaluar, kjo gjeneratë e Shkëndijës e kishte mundur Rabotniçkin në të dyja takimet — 4:0 në Tetovë dhe 2:3 në Shkup — duke dëshmuar vazhdimësinë dhe cilësinë e brezit të ri kuqezi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com