Komiteti për ndarjen e çmimit shtetëror “23 Tetori”, në mbledhjen e tij të fundit, mori vendim për ndarjen e çmimit shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025 informon Tetovasot.
Çmimi jepet për arritje afatgjata në fushat e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike me interes publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Fituesit e çmimeve në fushën e kulturës dhe artit për vitin 2025 janë: aktori Goce Todorovski, shkrimtari për fëmijë dhe të rritur Aleksandar Kujunxhiski, poeti, romancieri, dramaturgu dhe gazetari
Bratislav Tashkovski dhe shkrimtari Akad. Bozin Pavlovski.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 23 tetor 2025 (e enjte), në orën 12:00, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.TS