Aliu: Drejtor i ri i Klinikës së Neurologjisë emërohet Dr. Jovan Bozhinovski, specialist neurolog dhe asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, informoi se ushtrues detyre i ri i drejtorit të Klinikës për Neurologji është emëruar Dr. Jovan Bozhinovski, specialist neurolog dhe asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Gjithashtu, janë formuar komisione për mbikëqyrje të punës së kësaj klinike.
“Në lidhje me publikimin e një materiali video me përmbajtje kompromentuese më 10 tetor, e cila, sipas nenit 111, paragrafi 1, pika 4 e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, dhe në lidhje me shkaktimin e dëmit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndaj institucioneve publike shëndetësore – në këtë rast dëmtimi i reputacionit të institucionit – ish-drejtori Dr. Igor Kuzmanovski është shkarkuar nga detyra, dhe sot është emëruar drejtori i ri, Dr. Jovan Bozhinovski.”,- theksoi ministri Aliu.
Ministria është në komunikim të vazhdueshëm me Oden e Mjekëve. Është formuar tashmë një komision në kuadër të Ministrisë dhe është kërkuar mbikëqyrje inspektuese nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Pas kësaj, do të formohet edhe një komision i brendshëm për mbikëqyrje profesionale të Klinikës.