Rregullat e reja të doganave në ShBA po shkaktojnë probleme të mëdha në transportin e pakove. Mijëra njerëz dhe biznese po presin prej javësh dërgesat e tyre, disa prej të cilave janë humbur ose shkatërruar.

Nicole Lobo dërgoi 10 kuti me sende personale nga Britania në ShBA, përfshirë edhe veshjen tradicionale për dasmës së saj, që ishte dhuratë nga nëna. Pas 6 javësh, ajo ende nuk ka marrë paketën dhe frikësohet se është humbur.

Ndërsa, Janani Mohan nga Miçigani po përpiqet të shpëtojë një kuti me veshje tradicionale të dasmës së saj, që është trashëgimi familjare. Ajo ka humbur kontakt me kompaninë UPS dhe është shumë e shqetësuar.

Bizneset gjithashtu po preken rëndë. Një kompani çaji me vlerë mbi 100,000 dollarë ka dërgesat bllokuara, ndërsa një eksportues suedez ka humbur mbi 700 paketa dhe ka humbje rreth 50,000 dollarë.

Problemi është se me rregullat e reja të administratës Trump, të gjitha pakot mbi 800 dollarë duhet të kalojnë kontrolle më të rrepta, duke vonuar shumë procesin. Shumë kompani nuk kanë informacionin e duhur për të plotësuar dokumentacionin dhe për të paguar taksat.

Kjo krizë po vazhdon dhe pritet të sjellë më shumë vonesa dhe humbje për klientët në ShBA.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com