Privohet nga liria një banori të Gostivarit që drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, vijon parashtresë adekuate

Më 13.10.2025 në ora 17:40, në rrugën "Zhivko Brajkovski" në
Gostivar, punonjësit e policisë nga Njësiti Policor për Sigurinë e
Komunikacionit Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria personin
S.T.(69) nga Gostivari. Paraprakisht, ai kishte marrë pjesë në një
aksident komunikacioni me automjetin e tij të pasagjerëve
"Nissan" me targa të Gostivarit dhe gjatë marrjes së masave në
lidhje me aksidentin, është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e
alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.94 promil alkool në gjak. Ai
është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal
"drejtim i pakujdesshëm i automjetit".
Mgid