Më 13.10.2025, në orën 10:00, në SPB Shkup, një 35-vjeçar nga Kumanova ka raportuar se është mashtruar nga dy persona për shumën prej 1.110.000 denarë.

Sipas raportimit, personat e kanë kontaktuar përmes aplikacioneve mobile, duke u prezantuar si pronarë të makinerive ndërtimore, për të cilat ai ishte i interesuar t’i blinte.

Pas marrëveshjes, sipas udhëzimeve të njërës prej personave, ai i ka dorëzuar paratë personit tjetër në arkën e një subjekti privat. Më pas, kur e ka kontaktuar për t’i tërhequr makineritë, personi i ka thënë se punon i vetëm dhe se paratë duhej t’i kishte paguar në llogarinë e tij personale.

Gjithashtu, sipas raportimit, ai i ka parë të njëjtat makineri të shpallura për shitje në një shpallje tjetër, pas çka ka kuptuar se ishte mashtruar.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com