Bajram Rexhepi: 4600 vende të reja parkimi në 7 lokacione të Tetovës, me sistem të digjitalizuar dhe qasje të lehtë për çdo qytetar (VIDEO)

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka prezantuar një projekt ambicioz për ndërtimin e 4600 vendeve të reja parkimi, të shpërndara në 7 pika kyçe të qytetit, me qëllim zgjidhjen e kaosit urban dhe lehtësimin e qarkullimit.
Sipas tij, Tetova do të bëhet me rrjetin më modern të parkingjeve me kate, që do të funksionojnë përmes një sistemi tërësisht të digjitalizuar, duke ofruar qasje të lehtë dhe efikase për çdo qytetar.
Lokacionet e planifikuara për parkingjet:
Kazerma
Fusha e Sportit
Policia
Komuna
Gjykata
Drejtoria e Librave Amë
Tregu i Grave
“Ky projekt është më shumë se vetëm ndërtim parkingjesh – është një hap i madh drejt modernizimit të qytetit tonë dhe krijimit të një Tetove më funksionale për të gjithë,” – u shpreh Bajram Rexhepi, gjatë prezantimit të projektit.
Kjo iniciativë pritet të japë zgjidhje konkrete për një ndër sfidat më të mëdha të qytetarëve të Tetovës – mungesën e hapësirave për parkim dhe bllokimet e përditshme të trafikut./TS