Kompania “SpaceX” nisi fluturimin e 11-të provë të raketës së saj “Super Heavy-Starship”.

Raketa u nis nga baza “Starbase” në jug të Teksasit dhe menjëherë pas lëshimit, pjesa e parë e raketës, “Super Heavy” u nda me sukses dhe u ul në Gjirin e Meksikës në mënyrë të kontrolluar.

Pjesa e sipërme vazhdoi fluturimin e saj nëpër hapësirë, përpara se të përfundonte në Oqeanin Indian siç ishte planifikuar, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume