Pas akuzës së Izet Mexhitit në debatin e sontëm se Bujar Osmani jeton në një ndërtesë pa leje, Osmani reagoi qartë duke e quajtur këtë manipulim nga Mexhiti.

“Kjo është një manipulim lidhur me ndërtimin pa leje dhe një keqpërdorim i figurës së babait tim të ndjerë, i cili sot nuk mund të përgjigjet për këtë pyetje. Sa i përket ndërtimeve pa leje në Çair, i gjithë shteti e di se bëhet fjalë për një proces të krimit të organizuar, ku mafia urbane, në bashkëpunim me komunën, i ka uzurpuar të gjitha parcelat shtetërore, ka ndërtuar, i ka antidatuar objektet – duke i paraqitur sikur janë ndërtuar para vitit 2011. Madje, edhe arkivi është djegur. Bëhet fjalë për qindra milionë euro të nxjerra nga qytetarët, dhe për këtë do të vendosë gjykata”.

Osmani tha se qytetarët janë mashtruar dhe po jetojnë në një makth, pa dokumente pronësie dhe pa siguri për banesat e tyre.

“Banorët e ndërtesës ‘Titanik’, e cila është ndërtuar pa leje, po jetojnë në makth. Në ndërtesa të tjera, banesat janë rishitur disa herë. Por ne do t’i ndihmojmë njerëzit që me ndershmëri kanë blerë banesat e tyre – ndërsa ndërtim i ri pa leje nuk do të ketë më kurrë”, tha Osmani.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com