Do të jetë me partneritet publik – privat, me më së paku 20 hotele të reja dhe pishinë me borë artificiale – ky është plani i kandidatit të AKI-së, Bajram Rexhepi për qendrën turistike në Tetovë – Kodrën e Diellit.

“Ky projekt do të jetë prioriteti numër 1. Që nga dita e parë unë do të merrem me Kodrën e Diellit sepse kam besimin se Kodra e Diellit e shpëton Tetovën. Që ta kenë të qartë qytetarët – Kodra e Diellit do të bëhet me partneritet publik-privat. Fatmirësisht, ka të interesuar, partnerë seriozë privat me fuqi të mëdha financiare dhe që menaxhojnë shumë qendra skijimi nëpër Evropë. Është kompani italiane, “Alpine grup””, tha Rexhepi në TV21.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume