Kundërshtime edhe në projektin për ndërtimin e bulevardit “Boris Kidriç” në Tetovë në TV21

Kandidati i AKI-së për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi thotë se në bazë të dokumenteve të marra në bazë të Ligjit për qasje me informata me karakter publik, kanë kuptuar se “Boris Kidriç” ka leje rikonstruimi, dhe jo leje ndërtimi.

“Po, kemi fakte dhe ne kemi bërë kërkesë për qasje deri te informatat me karakter publik në Komunën e Tetovës dhe ata vetë u përgjigjën se ky bulevard ndërtohet me leje rikonstruimi. Në terminologjinë ligjore ekziston terminologji leje rikonstruimi dhe ndërtimi dhe leja e ndërtimit jepet në bazë të një projekti themelor. Aty as nuk ka projekt themelor, është një iprovizim që për Tetovën është turp të lihet të ndërtohet”, tha Rexhepi.

Kasami e mohon.

“Po të kishte një lëshim edhe më të vogël në procedurë, Bilall Kasami sot do të ishte para dyerve të Prokurorisë dhe jo në studio televizive”, tha Kasami.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com