Sonte, në zemër të Çairit, po zhvillohet një tubim madhështor i organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në mbështetje të kandidatit për kryetar komune, Bujar Osmani.

Qindra qytetarë janë mbledhur për të dhënë përkrahjen e tyre të palëkundur ndaj kandidaturës së Osmanit, i cili po shihet si shpresa e re për një Çair modern, të zhvilluar dhe gjithëpërfshirës, njofton TS.

Atmosfera është mbresëlënëse, ndërsa energjia në terren është e papërmbajtshme, falë angazhimit të madh të shefit të shtabit zgjedhor në Çair, Bekim Neziri, i cili po cilësohet si “një lum, një uragan i vërtetë” në këtë fushatë.

“Ky tubim është dëshmi se Çairi ka vendosur. Bujar Osmani është njeriu që do ta udhëheq këtë komunë drejt një të ardhmeje më të mirë. Mbështetja është e jashtëzakonshme,” – u shpreh Bekim Neziri në fjalën e tij para të pranishmëve.

Bujar Osmani, në mesazhin e tij, falënderoi qytetarët për besimin dhe tha se vizioni i tij për Çairin është i qartë: zhvillim urban, arsim cilësor, transparencë dhe përfshirje të çdo qytetari në vendimmarrje.

Aleanca Kombëtare për Integrim ka paralajmëruar edhe tubime të tjera në ditët në vijim, por Çairi pritet të mbetet një nga bastionet më të forta të kësaj force politike në zgjedhjet lokale që po afrohen./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com