Faton Ahmeti: “Më 19 Tetor, fituesit do të dalin nga ky masovitet i popullit – Çairi do të sjellë jehonë në gjithë shtetin!” (VIDEO)

Shefi i shtabit zgjedhor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Faton Ahmeti, ka dhënë një deklaratë të fortë sonte në tubimin që mbahet në Çair.
“Ky masivitet që po shohim sot në Çair është paralajmërimi më i qartë për atë që do të ndodhë më 19 Tetor – fitimtarët do të jenë këtu!”, deklaroi Ahmeti para qindra mbështetësve gjatë tubimit të mbajtur në këtë komunë, njofton TS.
Ai theksoi se Çairi nuk është thjesht një betejë lokale, por një simbol i një lëvizjeje më të madhe, që do të reflektojë në mbarë shtetin.
“Çairi do të sjellë jehonë në të gjithë shtetin. Nga këtu do të nisë ndryshimi që vendi ka nevojë me energji, me drejtësi dhe me vizionin e Bujar Osmanit!”, shtoi Ahmeti me vendosmëri.
Tubimi ishte pjesë e fushatës në mbështetje të kandidatit për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, i cili po gëzon një përkrahje në rritje nga qytetarët, falë platformës së tij për një Çair më të zhvilluar, më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës.
Aleanca Kombëtare për Integrim ka paralajmëruar se 19 Tetori do të jetë një ditë vendimtare për fatin e komunës dhe për drejtimin politik që do të marrë Maqedonia e Veriut në tërësi./TS