Në tubimin madhështor të organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në komunën e Çairit, kreu i partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, deklaroi se zgjedhjet e 19 tetorit janë përballje mes dy kauzave të qarta.

“Më 19 tetor përballen dy kauza: njëra është kauza shqiptare dhe tjetra është ajo që buron nga Pallati i Bardhë i Mickoskit,” u shpreh Sela para një turme të madhe mbështetësish, njofton TS.

Ai theksoi rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve për të mbështetur kandidaturën e Bujar Osmanit për kryetar të komunës së Çairit, duke e cilësuar këtë si një moment vendimtar për përfaqësimin politik dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com