Me një pjesëmarrje masive në sheshin e Çairit, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) organizoi një tubim madhështor, ku kandidati për kryetar komune, Bujar Osmani, mbajti një fjalim të fuqishëm dhe emocionues përpara qytetarëve.

“A jeni gati për ndryshimin që vjen?” – me këtë pyetje e nisi fjalimin Osmani, duke theksuar se kjo fushatë nuk është si të tjerat dhe ky moment nuk është thjesht një ndalesë elektorale, por një kthesë historike për shqiptarët.

“Ky nuk është një tubim i zakonshëm. Kjo nuk është një fushatë e zakonshme. Ky është një moment që do të hyjë në histori, sepse shihet qartë se çfarë ndodh kur populli merr fatin në duart e veta,atëherë kur i cenohet dinjiteti dhe vetë jeta.”, theksoi Bujar Osmani, njofton TS.

Ai i ftoi qytetarët që të ndihen krenarë për pjesëmarrjen dhe vendosmërinë që po tregojnë në këtë periudhë sfiduese politike.

Tubimi i AKI-së në Çair u karakterizua nga një atmosferë entuziaste, me mbështetës të shumtë që valëvitnin flamuj kombëtarë dhe brohoritnin për ndryshimin e paralajmëruar nga kjo forcë politike. Mesazhi kryesor: uniteti shqiptar dhe përfaqësimi dinjitoz në çdo nivel./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com