Më 10 shtator 2025, në një konferencë për media kandidati i AKI-së për Çairin, Bujar Osmani theksoi se fondet evropiane dhe ndërkombëtare janë mundësia më e madhe e pashfrytëzuar për zhvillimin e komunës dhe se ai di si t’i sjellë ato mjete në shtëpi.
“Fondet IPA janë instrumenti më i madh i Bashkimit Evropian për të mbështetur vendet kandidate. Ato janë krijuar për të financuar infrastrukturë, projekte të gjelbra, digjitalizim dhe zhvillim ekonomik, me qëllim që t’i përgatisin komunat tona për integrim në BE”, deklaroi Osmani.
Paraprakisht, më 27 gusht, Osmani veçmë pati krijuar një Task Force të posaçme të dedikuar për fondet IPA, me synim që mjetet evropiane të vijnë drejtpërdrejt në këtë komunë.
Nga ana tjetër me po të njëjtin premtim duke u munduar ta kopjojë Bujar Osmanin, kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti në konferencën e sotme për media theksoi rëndësinë e zgjerimit të burimeve buxhetore përmes fondeve evropiane.