Në tubimin madhështor të organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim në qendër të Tetovës, kandidati për kryetar të komunës, Bajram Rexhepi, dërgoi një mesazh të fuqishëm dhe të drejtpërdrejtë, duke i bërë thirrje qytetarëve që të mos lejojnë ndikime të jashtme dhe abuzime të brendshme të diktojnë të ardhmen e qytetit.

“Tetovarët nuk do të lejojnë që për të ardhmen tonë të vendosin donacionet serbe, kreditë kineze apo paratë e vjedhura nga shitja e pronave tona të përbashkëta” deklaroi Rexhepi para qindra qytetarëve të mbledhur, njofton TS..

Ai u zotua për një qeverisje transparente, pa ndikime të huaja dhe me fokus tek nevojat reale të komunitetit.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume