Gjatë tubimit madhështor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë, lideri Ziadin Sela, u shpreh me entuziazëm dhe besim për fitoren e kandidatit për kryetar të komunës, Bajram Rexhepi.

“Ta gëzojsh fitoren Bajram Rexhepi, dhe tju prijsh shqiptarëve në Tetovët,” tha Sela, njofton TS.

Ai theksoi rëndësinë e bashkimit dhe përkushtimit për të sjellë ndryshimin e kërkuar në komunën e Tetovës dhe për të përfaqësuar denjësisht interesat e shqiptarëve.

“Më 19 tetor, në festën e madhe shqiptare, le të bëjmë zgjedhjen e duhur për një të ardhme më të mirë,” përfundoi Ziadin Sela./TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume