Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, në kuadër të pjesëmarrjes në protestën gjithëkombëtare “Liria ka emër – Drejtësi për Çlirimtarët”, zhvilloi takim vëllazëror me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Niko Peleshi, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, z. Blendi Klosi.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në rajon, proceset euroatlantike dhe domosdoshmërinë e bashkërendimit të veprimeve midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

Kryetari Ahmeti theksoi se Shqipëria tashmë gjendet në një fazë të avancuar të negociatave me BE-në dhe se është jetike që edhe Maqedonia e Veriut të ecë përkrah saj, me përkushtim të plotë dhe respektim të standardeve demokratike e evropiane.

“Rruga drejt Brukselit është rrugë e përbashkët – një projekt strategjik që bashkon të gjithë në rajon dhe që garanton paqen, zhvillimin dhe perspektivën tonë evropiane”, theksoi Ahmeti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume