Sot, në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit,
kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet
Mexhiti, paraqiti para qytetarëve një përmbledhje të plotë të ofertës së
tij programore. Në një fjalim të detajuar dhe gjithëpërfshirës, Mexhiti
prezantoi projektet strategjike për transformimin e Çairit në një komunë
moderne dhe të zhvilluar, me theks në infrastrukturën urbane, arsimin
cilësor, mbrojtjen e mjedisit, përfshirjen sociale dhe fuqizimin
ekonomik. Ai theksoi se ndryshimi në Çair tashmë ka nisur dhe se ky
vizion i ri do të ndërtohet mbi vepra konkrete, mbështetje
institucionale dhe partneritet të ndershëm me qytetarin.

Në vazhdim po ua dërgojmë fjalimin e plotë të Izet Mexhitit, kandidatit
të koalicionit VLEN për kryetar komune në Çair:

Të dashur qytetarë të Çairit,
Të dashur bashkëqytetarë, vëllezër e motra,
Çairi po ndryshon. Po ndryshon çdo ditë me vepra, me punë dheme vizion
të qartë për zhvillim. E njoh Çairin mirë. E di çdorrugë, çdo shtëpi,
çdo nevojë dhe çdo sfidë. E di çfarë i mungon këtij vendi dhe e di si ta
bëjmë realitet ndryshimin që qytetarëttanë e meritojnë.
Çairi është komuna me dendësinë më të madhe në Evropë dhenuk mund t’ia
dalë me buxhet vetanak. Patjetër i duhet mbështetje nga Qyteti i Shkupit
dhe nga Qeveria. Me ardhjentonë në qeveri kemi nisur një epokë të re
investimesh. Kemi kthyer dinjitetin e Çairit dhe po e shndërrojmë atë në
njëkomunë moderne, funksionale dhe të zhvilluar, me investimemadhore në
infrastrukturë dhe në çdo sektor tjetër.
Sot, në ditën e fundit të fushatës, dua të ndaj me ju shtyllatkryesore
të programit që do ta zhvillojë Çairin, me projekte qëtashmë kanë nisur
dhe të tjera që do të fillojnë shumë shpejt, përta çuar komunën tonë në
një nivel të ri transformimi.

Çairi po ndërtohet me standarde të reja urbane.
Po realizojmë rrugë të reja, ndriçim modern, kanalizime të reja dhe
trotuare të sigurta në çdo lagje, nga Serova, Gazi Baba, Fushë Tophana e
Dizhoni, deri te qendra e qytetit.
Në qendër të këtij transformimi qëndron projekti madhor iUnazës rreth
Malit të Gazi Babës, një arterie e re qarkullimi qëdo të lidhë
drejtpërdrejt lagjet e Gazi Babës me pjesët e tjera tëqytetit. Ky
projekt do të ulë ngarkesën në Bulevardin “Cvetan Dimov”, do të
lehtësojë komunikacionin për mijëra qytetarë dhedo të rrisë efikasitetin
e lëvizjes urbane.
Po zgjerojmë dy arteriet kryesore të Çairit, Bulevardin “Cvetan Dimov”
dhe Bulevardin “Mit’hat Frashëri”. Zgjerimi i tyrepërfshin korsi të
reja, trotuare të gjera, ndriçim modern, pistabiçikletash dhe sistem të
ri kanalizimi e ujësjellësi.
Në kuadër të këtij zhvillimi, po ndërhyjmë edhe në rrugëtlidhëse lokale,
dytësore për secilën lagje, duke i rikonstruuarplotësisht secilën prej
tyre.
Në qendër të qytetit po realizohet faza e tretë e Sheshit“Skënderbeu”, i
cili do të shndërrohet në simbol të modernitetit. Parkingun nëntokësor
me 800 vende parkimi tashmë po e bëjmërealitet. Ky projekt do të zgjidhë
problemin e trafikut, do tëlirojë hapësirat publike dhe do ta kthejë
sheshin në vendtakimpër njerëz, kulturë dhe gjallëri qytetare.

Kemi nisur projektet e ndriçimit publik dhe asfaltimit të plotë nërrugët
sekondare e lokale, për të garantuar siguri në çdo lagje. Do të
ndërtojmë parkingje të reja rezidenciale në çdo zonë tëÇairit, që çdo
familje të ketë hapësirën e vet dhe rrugët të mosjenë më të
mbingarkuara.
Një ndër projektet kryesore do të jetë pajisja e rreth 80 ndërtesave të
vjetra banesore me ashensorë, për të përmirësuarndjeshëm cilësinë e
jetesës së banorëve.
Ky është vizioni ynë për një Çair që funksionon, që lidhet dheqë ecën me
ritmin e zhvillimit modern. Ne po ndërtojmëinfrastrukturë që nuk është
vetëm për sot, por për dekadat e ardhshme.

Ne po krijojmë një Çair që merr frymë.
Mega Park Çair do të jetë projekti më i madh i gjelbërimit
dherekreacionit në historinë e komunës. Ai do të ketë zona ujore,
shtigje për ecje, hapësira sportive, kënde për fëmijë dheambiente për
koncerte e evente. Krahas tij, po rinovojmë Parkune Çairit dhe po
instalojmë kontejnerë nëntokësorë në çdo lagje. Kemi nisur programin e
ndriçimit dhe menaxhimit të integruartë mbeturinave për një ambient të
pastër, të sigurt dhe ekologjik.

E ardhmja e Çairit fillon në bankat e shkollës.
Po ndërtojmë dy shkolla të reja moderne, “Mit’hat Frashëri”
dhe“Victory”, me laboratorë, biblioteka dhe ambiente bashkëkohorepër
mësim cilësor.
Komuna do të mbulojë tërësisht uniformat shkollore për të
gjithënxënësit, pa kosto për familjet, dhe do të sigurojë shujtat
ditorefalas për fëmijët e familjeve me mbështetje sociale.
Në çdo shkollë do të ndërtojmë salla sportive të reja, si dheSallën
Multifunksionale “Çair”, që do të shërbejë si qendër përaktivitete
edukative, kulturore dhe rinore.
Po ndërtojmë dy çerdhe të reja, “Borëbardha” dhe “Vesëza”, qëdo të
ofrojnë kujdes dhe edukim për fëmijët. Do të ndërtojmëSallën e Madhe
Sportive “Çair” me kapacitet për 3,000 spektatorë, arenë për gara
kombëtare dhe ndërkombëtare. Krahas saj, kemi nisur ndërtimin e
pishinave sportive modernedhe sallave të reja sportive në shkolla e
lagje, për aktivitet fizikgjatë gjithë vitit. Po rikonstruktojmë Sallën
“Partizan” dhe po hapim Qendrën Rinore “Çairçanja”, hapësirë për
kreativitet, ide dhe zhvillim personal. Çdo i ri në Çair do të ketë
vendin e vet për sport, rekreacion dhe rritje.

Në këtë komunë askush nuk mbetet pas.
Po ndërtojmë shkollën e re për fëmijët me nevoja të veçanta dheQendrën
Ditore “Edhe Ti Je i Rëndësishëm”, për integrimin dhepërkujdesjen e
tyre. Do të adaptojmë hapësirat publike me rampa, ndriçim dhe
sinjalistikë universale që çdo qytetar tëndihet i lirë dhe i barabartë.
Në qendër të këtij vizioni arsimor është Kampusi Universitar“Nënë
Tereza”, një investim historik prej 40 milionë eurosh qëdo ta shndërrojë
Çairin në qendër të arsimit të lartë në vend. Ky kampus do të përfshijë
fakultete moderne, laboratorë kërkimorë, qendra inovacioni dhe rezidenca
studentore, duke sjellë jetë, dijedhe zhvillim ekonomik në komunën tonë.
Një investim që i jepÇairit statusin e një zone akademike dhe e kthen në
magnet përrininë dhe dijen.

Çarshia është historia dhe krenaria jonë.
Në Çarshi po vazhdojmë me projektet e ruajtjes dhe promovimitkulturor.
Çarshia e Vjetër po rilind me pamje të re. Po restaurojmë objektet
tradicionale, fasadat dhe rrugicat me kalldrëm, me ndriçim historik dhe
infrastrukturë modernenëntokësore për ujësjellës, kanalizim dhe
menaxhimmbeturinash. Po krijojmë sistem të ri pastrimi dhe siguri
24-orëshe, ndërsa çdo hapësirë publike po rregullohet me
ndriçimarkitektonik, ulëse dhe dekor autentik.
Do të krijojmë Institucionin Porta e Kuulturës (“Tingujt e Çarshisë”),
qëdo ta vendosë Çarshinë në hartën kombëtare të kulturës, turizmitdhe
trashëgimisë. Do të realizohet edhe projekti “ÇarshiaDigjitale”, me muze
virtual dhe aplikacion celular përpromovimin e artizanatit dhe bizneseve
lokale. Ky është vizioniynë për një Çarshi që bashkon traditën me
teknologjinë, historinë me zhvillimin.

Po ndërtojmë një ekonomi që mbështet idetë dhe guximin e qytetarëve
tanë.
Do të themelojmë Qendrën për Sipërmarrësi Rinore dheInovacion, “HUB
Çair”, si dhe Inkubatorin për Start-Up-e dheFondin Lokal të Inovacionit,
që do të mbështesin financiarishtdhe profesionalisht të rinjtë dhe gratë
që duan të nisin bizneset e tyre. Do të zbatojmë Programin për Gratë
Sipërmarrëse, që do tëofrojë trajnime dhe fonde për bizneset e vogla.
Krahas këtyre, do të rindërtojmë Qendrën Tregtare “Mavrovasja”, për ta
kthyer nënjë qendër të re të ekonomisë dhe punësimit për qytetarët tanë.

Të dashur qytetarë të Çairit, këto janë vepra që po ndodhin. Janë
investime që po e kthejnë Çairin në model të zhvillimit, mirëqenies dhe
bashkëjetesës. Ne po ndërtojmë një Çair që ecënme ritmin e zhvillimit,
që u shërben njerëzve të tij dhe që ështëkrenaria e Shkupit.
Sepse Çairi është shtëpia jonë. Dhe bashkë, me punë, përkushtim dhe
dashuri për këtë vend, do ta bëjmë Çairinkampion të zhvillimit,
krenarisë dhe fitores.

Të dashur çairas, ju falënderoj me zemër për mbështetjen e
jashtëzakonshme, për besimin dhe për përkushtimin tuaj në çdohap të
kësaj fushate. Ju falënderoj që na keni hapur dyert e shtëpive tuaja, që
keni ardhur në tubimet tona me entuziazëm, qëna keni dëgjuar me zemër e
na keni përkrahur me bindje. Fuqiajonë jeni ju, qytetarët e Çairit që po
e udhëhiqni ndryshimin!
Të nderuara media, ju falenderoj secalin prej jush që keni qenëme ne
gjatë gjithë fushatës, për përcjelljen profesionale tëfushatës; roli
juaj është thelbësor për garantimin e transparencësdhe forcimin e
demokracisë!

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com