Mesazhi i fortë i Ahmetit nga Tirana: Kjo nuk është protestë politike, por mbarëkombëtare. UÇK-ja na bashkon (VIDEO)
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, gjatë intervistës në TopChanel i ka cilësuar si të padrejta përplasjet politike që janë bërë për protestën e sotme në Tiranë. Ai theksoi:
“Shoqatat që organizojnë protestën janë të pavarura, në Kosovë e në Maqedoni. Kjo nuk është çështje partie, është çështje kombëtare. UÇK-ja na bashkon të gjithëve”, theksoi Ali Ahmeti, njofton TS.
Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, që të tregojnë unitet dhe të mos e politizojnë këtë kauzë, e cila sipas tij “është kauza e të gjithë shqiptarëve që besojnë në lirinë dhe dinjitetin kombëtar”./TS
Mgid