Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të enjte në një poligon qitjeje në Tiranë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas burimeve paraprake për Dosja.al, bëhet fjalë për një të ri, i cili ka ndërruar jetë në rrethana që ende mbeten të paqarta. Nuk dihet ende nëse ngjarja ka ndodhur si pasojë e një vetëvrasjeje apo vrasjeje.

Në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, shihet prania e forcave të shumta të policisë, të cilat kanë rrethuar perimetrin dhe po kryejnë veprimet hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat. Autoritetet ende nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com