Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, pas protestës së mbajtur sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku qytetarë nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi u mblodhën për të shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë.

Në mesazhin e tij, Ahmeti theksoi unitetin kombëtar dhe vlerat e luftës për liri, drejtësi dhe dinjitet kombëtar.

“Nga sheshi Skënderbej në Tiranë: një zë, një qëndrim, një komb! Sot, Tiranë, Prishtinë e Shkup jemi bashkë si dikur, për liri, drejtësi dhe dinjitet kombëtar. Gjykata speciale s’mund të gjykojë lirinë e Kosovës në bazë të akuzave të fabrikuara nga Beogradi dhe Moska”, shkroi Ahmeti në rrjetet sociale, njofton TS.

Më tej, ai theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është thjesht një organizatë ushtarake e së kaluarës, por themeli i lirisë së kombit shqiptar.

“UÇK është histori, është nder, është themel i lirisë sonë! Liria e Hashimit, Kadriut, Jakupit e Rexhepit është liri e kombit! UÇK është lavdia e shekullit shqiptar. UÇK jemi të gjithë ne!”, përfundon postimi i tij.

Protesta në Tiranë u zhvillua në mbështetje të liderëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa mesazhi i saj ishte i qartë: drejtësia nuk mund të bëhet përmes padrejtësisë dhe akuzave të motivuara politikisht./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com