Në javët e fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj trenave të Ukrainës. Për pasojë, 30 persona u plagosën kur dronët rusë goditën një tren në një stacion në Shostka, në rajonin verior të Sumit.

Sistemi hekurudhor i Ukrainës, i cili është 21,000 km i gjatë (13,000 milje), nuk është thjesht një mjet transporti, por një shtyllë qendrore e përpjekjeve të vendit në luftë dhe një simbol i fuqishëm i qëndrueshmërisë kombëtare.

Princi Andrew heq dorë nga titujt mbretëror: Akuzat ndaj meje po dëmtojmë Familjen Mbretërore
Sipas operatorit kombëtar hekurudhor Ukrzaliznytsia (UZ), ka pasur dyfish më shumë sulme në shtator sesa në gusht, jo vetëm ndaj trenave, por edhe ndaj infrastrukturës që mbështet rrjetin hekurudhor.

Rusia gjithashtu ka pasur në shënjestër rrjetin energjetik të Ukrainës në ditët e fundit – me ndërprerje emergjente të energjisë, që kanë hyrë në fuqi në mbarë vendin, pas një fushate intensive të sulmeve ajrore ruse ndaj infrastrukturës energjetike.

Ky do të jetë dimri i katërt radhazi me ndërprerje të energjisë elektrike në Ukrainë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com