Turqia ka dërguar dhjetëra specialistë të kërkim-shpëtimit për të ndihmuar në kërkimin e trupave nën rrënojat në Gaza.

Agjencia e Mbrojtjes Civile në Gaza ka thënë se trupat e rreth 10,000 njerëzve kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Puna e ekipeve do të jetë jashtëzakonisht e gjatë dhe e lodhshme marrë parasysh masën e madhe të rrënojave nëpër gjithë territorin.

Aktualisht Gaza dhe Izraeli janë nën marrëveshjen e armëpushimit. Pjesë e marrëveshjes është rikthimi i pengjeve. Hamasi ka thënë se ka kthyer trupat e të gjithë pengjeve që ka mundur t’i marrë, por se 19 të tjerë nuk dihet ku janë, përveç se besohet se kanë mbetur nën rrënoja.

Hamasi theksoi se është i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe se do t’i rikthejë trupat e mbetur. Por, ka shtuar se ky proces do kohë për shkak të rrënojave.

E Izraeli ka kërcënuar se do t’i rikthehet luftimeve nëse nuk kthehen të gjithë trupat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume