Dy viktimat, nëna dhe bija që u therën me thikë në orët e para të së premtes nga bashkëshorti, përkatësisht babai, janë në gjendje stabile shëndetësore.

Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti.

Ai njoftoi se gjendja e dy pacienteve është stabile, anipse të dyja gjenden në përkujdesje intensive.

Të premten, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se rreth orës 00:20, policia ka pranuar dhe intervenuar për një rast të dhunës në familje në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren.

“Gjatë intervenimit, në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme”, u bë e ditur në njoftim.

Për rastin, Klankosova.tv ka raportuar dje gjatë ditës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume