Samantha Shkreli Sarelli, është shqiptarja nga Kosova e kurorëzuar si “Miss Amerika” duke fituar kështu titullin prestigjoz “The Miss Globe USA 2025”.

Në skenën e madhe të “Miss Globe” në shfaqen e talenteve, Samantha ka dëshmuar zërin e saj të mrekullueshëm duke kënduar ‘Trim mbi trima Gjergj Kastrioti’.

Krenare për origjinën e saj shqiptare, Samantha tha se kjo këngë është për prindërit e saj, të cilët kanë ruajtur traditën shqiptare dhe se ajo nuk e harron prejardhjen e saj.

Dua të këndoj një këngë në nder të prindërve të mi që janë shqiptar dhe në nder të diasporës shqiptare të cilët kanë ruajtur traditën përmes kulturës tonë, përmes muzikës tonë dhe nuk e kemi harruar prej nga kemi ardhur”, tha Samantha.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume