Të shtunën, më 18 tetor 2025, në Korneuburg të Austrisë, do të zhvillohet mbrëmja e boksit “Boxen in Korneuburg”, nën organizimin e Timy Shala (Simba Sports Boxing) dhe mbikëqyrjen e Federatës Austriake të Boksit.

Në mesin e shumë dueleve interesante, spikasin dy përballje kryesore: kampioni në kategorinë superwelterweight, Dielli Vranoci, do të përballet me Ahmet Simsek, në një ndeshje ku Vranoci synon të bëjë hapin e radhës drejt dominimit edhe në një peshë më poshtë – welterweight.

Po ashtu, Bernardin Jakaj do të sfidojë Michel Marcano, në një duel që pritet të jetë ndër më të fortët e mbrëmjes.

Ky event sjell bashkë emra të njohur nga Kosova, Ballkani dhe bota, duke garantuar spektakël të vërtetë në ring.

Mbrëmja do të transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion, në kanalin Sport 5 nga ora 20:15. /Klankosova.tv

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com