Një aksident trafiku ka ndodhur të premten rreth orës 13:10 në magjistralen Ohër–Resnjë, ku janë përfshirë dy automjete dhe janë regjistruar dy persona të lënduar, njëri prej tyre rëndë.

Sipas njoftimit të SPB Ohër, në aksident janë përfshirë një automjet pasagjerësh “Renault” me targa të Ohrit, i drejtuar nga D.P. (58) nga fshati Reçan, komuna e Kërçovës, dhe një automjet mallrash “Iveco” me targa të Shkupit, që drejtohej nga V.B. (27) nga fshati Beranci, komuna e Manastirit.

Nga përplasja, shoferi D.P. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa V.B. ka marrë lëndime më të lehta. Të dy janë dërguar në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër, ku u është konstatuar gjendja shëndetësore.

Në vendngjarje ka kryer këqyrje një ekip hetimor nga SPB Ohër, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume