Shkup, 17 tetor 2025 – Policia e Shkupit ka arrestuar një grua 63-vjeçare pas dyshimeve se ka sulmuar fizikisht motrën e saj me një send të mprehtë në zonën e Gazi Babës.
Sipas njoftimit të SPB Shkup, rasti është raportuar rreth orës 19:30, kur e dëmtuara 59-vjeçare ka njoftuar policinë se është sulmuar në shtëpi nga motra e saj. Pas veprimeve të menjëhershme, policia ka privuar nga liria të dyshuarën në orën 21:40.
Ndaj saj po merren masa për dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të ngriten parashtresat përkatëse ligjore.TS
Mgid